Posted on

Si të kujdesemi për gomat e makinës?

kujdesi gomat e makines

Gomat e makines janë shumë të rëndësishme pasi ato janë i vetmi element që na lidh ne me rrugën. Shumë njerezë i neglizhojnë pasi mendojë se gomat thjeshtë duhen ndërruar kur të konsumohen. Por në fakt gomat e makines kanë nevojë për vëmëndje po njësoj sic ju kujdeseni të mbani pastër brendinë e makinës suaj. E gjithë vëmendja për gomat e makines lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës tuaj. Janë 4 veprime që nuk duhet ti neglizhoni asnjëherë te gomat e makinës tuaj.

1. Presioni i ajrit te gomat e makines

Presioni i ajerit është një faktor kyç që lidhet me jetëgjatësinë e gomës. Nëse presioni i ajerit nuk është i duhuri gomat e makines mund të pësojnë dëmtime të pa kthyeshme duke u bere të rrezikshme për jetën tuaj. Nga mungesa e presionit të duhur gomat mund të pësojnë deformime ose konsum jo të njëtrajtëshm. Kontrolloni persionin e ajerit në goma në mënyrë periodike. Periudha më e përshtatshme është në mëngjes kur gomat janë të ftohta. Për të gjetur presionin e duhur për gomat e mjetit tuaj konsultoni manualin e mjetit, ose kontrollojini tipin e mjetit tuaj te kjo LIDHJE.

Presioni i ajrit te gomat e makines
Kontrolloni presionin e ajrit te gomat e makines

2. Rrotulloni Gomat

Për arsye të ndryshme gjatë përdorimit gomat e makines fillojnë të konsumohen në mënyrë jo të njëtrajtëshme. Ndaj është e këshillueshme gjithmonë qe në çdo 10.000 kilometra të ndërrohet pozicioni i gomave të makinës. Nëse një pozicion gome ka tendencën të konsumoj gomën nga brenda, dhe një pozicion tjeter ka tendencën ta konsumoj gomën nga jashtë, ndërrimi i pozicioneve të gomave do kirjoj mundësinë e një konsumi të njëtrajtshëm duke zgjatur jetëgjatësinë e gomës dhe duke ju dhënë më tepër siguri në rrugë. Rrotullimi i gomave mund të kryhet nga pikat e shërbimeve të gomave duke ju sugjeruar dhe pozicionin e duhur për sejcilën gomë.

rrotullimi i gomave
Rrotullimi i gomave te makines siguron konsum të njëtrajtshëm

3. Kontrolli i Konsumit

Pasi gomat përdoren për një kohë të gjatë materiali fillon konsumohet. Pjesa që konsumohet është ajo që ndodhet në kontakt me rrugën, pjesa e shkeljes. Të gjitha gomat kanë disa tregues të cilët paralajmërojnë pikën kritike mbi të cilën goma nuk duhet të vazhdoj të përdoret . Këta tregues vendosen zakonisht te pjesa e gomës që është në kontakt me rrugën. Nëse pjesa e shkeljes është konsumuar deri në nivelin e treguesit si në figurë , kjo do të thotë se gomat nuk janë më në kushte teknike për tju garantuar një udhëtim të sigurt në rrugë. Zaknisht është e këshillueshme që gomat të ndërrohen në 30.000-50.000 kilometra (sipas markës) ose sapo treguesi i konsumit të jetë në të njëjtin nivel me pjesën e shkeljes.

Gomat e makines, treguesi i konsumit
Treguesit e konsumit te gomat e makines

4. Rrespektoni Peshën Mbajtëse

Të gjitha gomat e makines prodhohen duke pasur një limit të peshës që mund të mbaj çdo gomë. Lloje të ndryshme gomash kanë tregues të ndryshëm peshe. Disa goma prodhohen për ngarkesa të mëdha dhe kanë strukturë të perforëcuar, disa të tjera janë goma për automjete familjare dhe mund të mbajnë ngarkesa më të ulta. Çdo gomë e ka të stampuar treguesin e peshës në faqen e jashtme dhe të brëndshme. Duke llogaritur dhe peshen e makinës dhe ngarkesën që keni , sigurohuni që ansnjëherë të mos e kaloni kufirin e lejuar. Mbingarkesa mund të shkaktoj mbinxehjen e gomës deri në shpërthimin e saj.

gomat e makines, treguesi i peshes
Mos e tejkaloni kufirin e peshës së gomave të makinës

5. Kufiri i Shpejtësisë

Të gjitha gomat janë të pajisura edhe me një tregues tjeter të veçantë në faqet e tyre të jashtme. Ky tregues lidhet me shpejtësinë maksimale në të cilën gomat duhet të përdoren. Ky tregues nuk është më pak i rëndësishëm nga të tjeret . Çdo makinë kur prodhohet ka një manual përdorimi ku cilësohet dhe dimensioni i gomave, dhe detajet teknike siç është edhe treguesi i shpejtësisë. Lëvizja me shpejtësi të lartë mbi kufirin e lejuar në gomë mund të shkaktoj shpërthimin e gomës, ose dëmtimin e saj nga objektet në rrugë. Kujdesuni të levizni me shpejtësi brënda kufijve të lejuar nga kodi rrugor dhe treguesi i gomës.

Gomat e Makines, treguesi i shpejteisse
Treguesi i kufirit të shpejtësisë te gomat e makines

Përfundim

Mbingarkesa, konsumi i tepërt , presioni i ajrit, mungesa e rrotullimit, shpejtësia e lartë për një kohë të gjatë. Këto janë disa nga elementët kryesor që duhet të vëzhgoni vazhdimisht në mënyrë që gomat e mjetit tuaj jo vetëm të kenë jetëgjatësi më të madhe por edhe për sigurinë tuaj perosnale.